The Disaster Artist (2017) – Review

admin January 6, 2018 Views 627

Si fillim duam t’u kërkojmë falje Tommy Wiseau-s, Greg Sestero-s dhe James Franco-s që nuk arritëm t’i mbështetnim me sadopak duke blerë biletën e kinemasë për ta parë këtë film në ekranin e madh, por në Shqipëri edhe kinematë, ashtu si muzika e shumë gjëra të tjera, kanë cilësi dhe përbërje amatore me filma injorantë dhe të panevojshëm.

Filmi bazohet në librin autobiografik të Greg Sestero-s, mikut të Tommy Wiseau-s në jetën e vërtetë dhe në filmin “The Room”, dhe peripecitë që ata kaluan që nga njohja sëbashku në San Francisco deri në krijimin e “The Room” dhe zhurmën e krijuar pas shfaqjes në publik të këtij të fundit.

Filmi ka në regji, në rol kryesor dhe producent, James Francon, njësoj si “The Room” Tommy Wiseau-n.

Franco ka bërë vërtetë një punë të mirë në regji, ku personazhi i Greg, i luajtur nga vëllai i Francos, Dave, del në film personazhi kryesor dhe ai i Tommy-t del roli mbështetës, pasi edhe libri ku është bazuar filmi është shkruar në vetën e parë nga Greg Sestero, ku ai tregon ngjarjet e cuditshme me Tommy Wiseau.

“The Disaster Artist” është një komedi realiste, ndryshe nga cfarë jemi mësuar të shohim nga James Franco, një film më “serioz”, që futet padyshim në listat e filmave më cilësorë të vitit, më tepër një tragji-komedi moderne për një njeri misterioz, i cili nuk kishte asnjë talent, por nuk u dorëzua kurrë. Arriti famën, jo ashtu sic dëshironte, por të paktën nuk u dorëzua përpara egërsisë së botës së argëtimit. Ndoshta ajo çka do donim të shihnim në këtë film do ishte pak më shumë detaje mbi Tommy-n: nga vjen, cili është në të vërtetë, ku i gjeti paratë për filmin, më tepër për Greg Sestero-n, miqësinë e tyre apo si Tommy e dërgoi “The Room” për ta futur në garën për Oscar. Megjithatë  mbetet nje film i lezetshëm, jo perfekt, as ndonjë film që do të të bëjë të mendosh për ditë të tëra. Është një histori e dy shokëve me ëndrra të mëdha që bëhen të famshëm në mënyrën e padëshiruar. Ajo që bie shumë në sy është aktrimi i Franco-s që s’ka për të shpëtuar, minimumi, pa një nominim për Oscar këtë vit, pasi puna e bërë me personazhin e Tommy Wiseau-t është mjaft e kompletuar dhe ekzakte.

7/10

POSTIMI I MARRE NGA PINKMAN TE GJITHA TE DREJTAT I SHKOJNE ATIJ.

 

Categories

Ler nje koment

Emri juaj *
Emri qe do shfaqet
Email i juaj *
Emaili juaj nuk do te shperndahet
Website i juaj