The Meyerowitz Stories (2017) Review

admin December 25, 2017 Views 313

Fuqia universale e skenarit.

Gjithmone kam qene i mendimit qe nje skenar i mire mund te rregulloje cdo gje ne nje film, edhe te parregullueshmen, edhe te shpetoje karriera sic ky skenar dhe Noah Baumbach beri me dy aktoret Ben Stiller dhe Adam Sandler duke i ngritur te dy ne kembe, pas disa viteve te shemtuar per karrieren e tyre, madje Noah nuk shpetoi vetem Adamin dhe Stillerin por edhe filmin e tij dhe jo vetem, ky eshte padyshim nje nga filmat me te bukur te vitit.

Historia e filmit eshte sa e thjeshte dhe komplekse, shume e ngjeshur me dialogje dhe ngjarje qe i sherbejne asaj kryesorez, marrdhenies ne damilje midis prinderve dhe femijeve, konflikti i brezave dhe qindra tema sociale qe hasim ne jeten e perditshme.

Celesi i suksesit ketu, eshte nje aktrim i mire i kombinuar me dialogje te ngjeshura, emocionale dhe ne te njejten kohekomike duke i dhene cdo personazhi hapesire te shprehet dhe te kuptojme me shume nga jeta e tij dhe cfare ai perfaqeson, dy prej tyre e vjedhin show-n, Ben Stiller dhe Adam Sandler, kryesisht Sandler, eshte kthyer ne koherat e tij te arta te Punch Drunk Love, sinqerisht me kete rol e ka shpetuar karrieren dhe do i ndihmoje njerzit ti harrojne koherat e tij te keqija te Jack and Jill.

Filmi qendron nga realizmi, cdo personazh ka te mirat dhe te keqijat e tij, nje baba me plot gabime ne rritjen e femijeve, femije qe vuajne nga kjo dhe pasojat shihen qarte ne veprimet e tyre por kjo nuk e ben filmin aspak te trishtuar, sepse ai ka dhe anet e tij te lumtura, ato kombinohen aq bukur sebashku saqe lehet mund te thuash qe ky skenar do te marre nje nominim per Oscar kete vit sepse nje film kaq te thjeshte e ben me energjik, me te pasur dhe njehere tjeter provon sesa shumeka nevoje nje film per nje shkrimtar te mire, aq me mire kur regjizori dhe shkrimtari jane i njejti njeri sepse gjerat dalin ashtu sic jane ne mendjen e tij.

7.4/10

Filmin mund ta gjeni ketu : https://azfilma.al/filma/the-meyerowitz-stories-2017-me-titra-shqip/

POSTIMI I MARRE NGA PINKMAN TE GJITHA TE DREJTAT I SHKOJNE ATIJ.

Categories

Ler nje koment

Emri juaj *
Emri qe do shfaqet
Email i juaj *
Emaili juaj nuk do te shperndahet
Website i juaj